Ekspertët gjejnë shkaqet e aksidentit të golfistit Woods

Ekspertët gjejnë shkaqet e aksidentit të golfistit Woods

Katër ditë pas aksidentit të ish-kampionit të botës në golf Tiger Woods, ekspertët kanë dalë në një përfundim duke analizuar shkaqet e asaj ngjarje të tmerrshme, njofton Insajderi.

Sipas tyre shkak i aksidentit ka qenë përgjumja në timon e ish-kampionit dhe se fatmirësisht shpejtësia e lëvizjes së tij ka qenë e vogël pasi pasojat do të kishin qenë edhe më të mëdha.

Woods kishte vendosur frenat e makinës në opsionin automatik duke i shkaktuar atij vetëm disa fraktura në këmbë nga aksidenti.

“Duket sikur personi ka qenë në gjendje të përhumbur, ose e ka zënë gjumi në makinë dhe nuk është zgjuar deri në momentin që makina ka dalë jashtë rruge. Tiger Woods kishte frenat anti-bllok, ndaj edhe nëse do të frenonte me forcë, nuk do të shihnim në rrugë asnjë gjurmë”, thanë ekspertët. /Insajderi.com