Gjermania do të miratojë vaksinën “AstraZeneca” për personat mbi 65-vjeç, tha kancelarja, Angela Merkel, transmeton Insajderi.
Më parë e miratuan atë vetëm për personat nën këtë moshë, duke përmendur se ka të dhëna të pamjaftueshme mbi efektin e saj tek njerëzit e moshuar, njofton ‘BBC’.
Kjo ka çuar në skepticizëm publik në lidhje me efektivitetin e saj me disa gjermanë që e refuzonin atë, duke lënë shumë doza të papërdorura.
Të mërkurën, Merkel tha se me studimin e fundit kishin siguruar të dhëna të mjaftueshme, duke e zbuluar se vaksina është shumë efektive për të moshuarit dhe përgjithësisht për të gjitha moshat.
Belgjika gjithashtu kanë shprehur gatishmëri për të miratuar vaksinën për personat në moshë, edhe Franca po ashtu do të fillojë këtë javë. /Insajderi.com