Nga pëleshjet mes fiseve në Sudan, 10 persona kanë humbur jetën

Nga pëleshjet mes fiseve në Sudan, 10 persona kanë humbur jetën

Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën në përleshjet midis dy fiseve në provincën e Darfurit të Veriut në Sudan, transmeton Insajderi.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Sudanit SUNA, përleshja midis fiseve Fur dhe Tama me origjinë afrikane në rajonin Seraf Omra të Darfurit të Veriut është kthyer në një konflikt mbi mosmarrëveshjen e tokës dhe udhëheqjen, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhjetë persona humbën jetën në konflikt ndërsa 32 të tjerë u plagosën. Situata u vu nën kontroll në rajon, pasi qeveria vendosi një shtetrrethim gjithëpërfshirës dhe vendosi përforcime.

Të plagosurit u transferuan në spitale ndërsa disa të dyshuar në lidhje me incidentin u arrestuan.

Sipas OKB-së, që nga fillimi i janarit të paktën 250 persona janë vrarë dhe 183 mijë tjerë janë zhvendosur si rezultat i konflikteve fisnore në Darfur.

Në rajon kohë pas kohe midis fiseve ndodhin përleshje për shkak të “kullotjes së bagëtisë dhe mosmarrëveshjes për tokën”. /Insajderi.com