Princi Philip iu nënshtrua një procedure të suksesshme në zemër në një spital të Londrës, njoftoi të enjten Pallati Buckingham, transmeton Insajderi.
Pallati thotë se Duka 99-vjeçar i Edinburgut, burri i Mbretëreshës Elizabeta II, “iu nënshtrua një procedure të suksesshme për një gjendje të mëparshme të zemrës në Spitalin St. Bartholomew”.
“Lartësia e tij mbretërore do të mbetet në spital për trajtim, pushim dhe rikuperim për disa ditë”, vazhdon deklarata e pallatit.
Princi është shtruar në spital që nga pranimi në Spitalin e Mbretit Edward VII në Londër në 16 shkurt, ku ai ishte trajtuar për një infeksion. Ai u transferua të hënën në një spital të specializuar të kujdesit kardiak, St. Bartholomeë’s.
Sëmundja e tij nuk besohet të ketë lidhje me Coronavirusin. Ai dhe mbretëresha, të dy morën vaksinën për COVID-19 në janar dhe zgjodhën bënin publikisht për të inkurajuar të tjerët të vaksinohen. /Insajderi.com