Liverpool vazhdon me krizën në kampionat, mposhtet nga Chelsea

Liverpool vazhdon me krizën në kampionat, mposhtet nga Chelsea

Liverpool i këtij viti është shumë larg atij të sezonit të shkuar, ku rrëmbeu titullin me një ecuri të pandalshme në Premier League. Por tashmë të ‘kuqtë’ e Jurgen Klopp-it e kanë humbur tërësisht busullën në kampionat, ku e shohin veten në vendin e shtatë në tabelën e renditjes, njofton Insajderi.

Disfata e radhës i vjen këtë herë nga Chelsea, që me Tuchel në pankinë duket se ka rilindur. Supersfida ka përfunduar me shifrat e ngushta 0-1.

Ishte perla e talentit Mount ajo që solli golin e vetëm të këtij takimi, të shënuar në minutën e 42-të. Pas një sprinti në krah, lojtari i ‘bluve’ të Londrës zhvendoset nga pjesa anësore drejt qendrës, nga ku lëshon një goditje mjeshtërore që e dërgon topin ngjitur me shtyllën e Alisson. /Insajderi.com