Ancelotti shpreson që Milani të fitojë titullin në Serie A

Ancelotti shpreson që Milani të fitojë titullin në Serie A

Gjatë një intervistë të thënë për “Sky Sport”, trajneri i Everton, Carlo Ancelotti nuk e harron periudhën e tij të gjatë dhe të lavdishme në krye të Milan-it në Itali, njofton Insajderi.

Italiani shpreson që skuadra ‘kuqezi’ do të jetë në gjendje të fitojë titullin, megjithëse është i vetëdijshëm për një pengesë të rëndësishme:

“Shpresoj që Milani të fitojë titullin, por nuk është e lehtë sepse Interi po ecën shpejt. E di që miku im Antonio Conte do të mërzitet me këtë dëshirë timen”, u shpreh duke qeshur para kamerave trajneri legjendar që shkroi historinë më Milan-in. /Insajderi.com