Kanë përfunduar dy sfidat e javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll, njofton Insajderi.
Bledi Shkëmbi fiton “derbin” ndaj Bledar Devollit, ku skuadra e Ballkanit ka mposhtur me rezultatin 2-1 në shtëpi skuadrën e Drenicës. Autor i një goli me Ballkanin ishte dhe ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Bajram Jashanica. Me këtë fitore, Ballkani është ngjitur në vendin e parë në kuotën e 48 pikëve, ndërsa Drenica noton në “ujëra të turbullta” teksa renditet në vendin e parafundit me 24 pikë të grumbulluara.
Në ndeshjen tjetër, Trepça ’89 ka fituar në transfertë në Pejë ndaj Besës me rezultatin 1-2. Me këtë triumf skuadra mitrovicase klasifikohet në vendin e pestë në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Besa renditet në zonën e ftohtë, në vendin e fundit në kuotën e shtatë pikëve. /Insajderi.com