Real Madridi ka fituar me shumë vështirësi në San Mames ndaj Athletic Bilbaos, ndeshje e cila përfundoi 1:2.
Los Blancos kanë vazhduar sigurt drejt titullit të La Ligas.
Në xhiron e 28-të, djelmoshat e Zinedine Zidane mposhtën më shumë vështirësi në udhëtim Athletic Bilbaon, duke rrëmbyer kështu pikët e plota.
Karim Benzema dhe Casemiro shënuan për Realin, derisa për vendasit shënoi Aritz Aduriz.
Pas kësaj fitore, Reali shkon në kuotën e 65 pikëve, pesë më shumë se Barcelona, që nesër përballet në Camp Nou me Valencian.