Në mungesë të rërës nuk do të ketë mjaftë shishe për vaksina

Në mungesë të rërës nuk do të ketë mjaftë shishe për vaksina

Bota po përballohet me një rritje mungese të madhe të rërës e që nuk do të ketë mjaft për të bërë shishe qelqi për vaksinat anti-COVID ,paralajmëruan ekspertët, raporton Insajderi.

Pas ujt, rëra është lënda e parë më e konsumuar në botë e cila përdoret për të prodhuar mikroçipa qelqi, betoni, asfalti mandje dhe silikoni.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më pak se një mijë miniera rërë dhe zhavorr në gjithë SHBA-në, njofton Daily Mail.

Vetëm Industria e ndërtimit përdor deri në 50 miliardë ton rërë në vit dhe kjo pritet të rritet sepse bota ka nevojë për dy miliardë shishe qelqi për dy vitet e ardhshme me vaksinën anti-COVID dhe kjo, po që mundë ta dëmtoj industrinë.

Drejtori i Databazës Globale të Informacionit të Burimeve ë UNEP në Gjenevë, Pascal Peduzzi, tha se kjo mungesë mund të mbytë prodhimin e gjithçkaje nga telefonat e mençur e deri tek ndërtesate zyreve.

“Ka të bëjë me parashikimin e asaj që mund të ndodhë në dekadën e ardhshme apo më shumë sepse nëse nuk shohim përpara, nëse nuk parashikojmë, do të kemi probleme masive në lidhje me furnizimin me rërë, por edhe me planifikimin e tokës.” tha ai.

Studiuesit gjithashtu kanë filluar të shikojnë alternativa ndaj rërës, duke përfshirë hirin vullkanik, mbeturinat bujqësore dhe hirin fluturues, një nënprodukt i djegies së qymyrit.

“Industria po lë mënjanë frymën e konkurrencës,” tha menaxheri i përgjithshëm i Corning Brendan Mosher për Pharma Manufacturing. “Ndihet më shumë se kurrë, që të gjithë janë në këtë luftë së bashku”. /Insajderi.com