Kryeministri pakistanez Khan, ka marrë votëbesimin e parlamentit

Kryeministri pakistanez Khan, ka marrë votëbesimin e parlamentit

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka marrë votëbesimin e parlamentit, transmeton Insajderi.

Sipas lajmit të gazetës “Dawn”, Khan mori 178 vota në votëbesimin e zhvilluar në parlament me kërkesë të tij pas thirrjeve për dorëheqje të ardhura nga opozita pas zgjedhjeve të senatit që u mbajtën më 3 mars, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Khan i cili mori më shumë se 172 votat e nevojshme për votëbesimin në parlament, mbajti një fjalim ku falënderoi deputetët për mbështetjen ndaj tij.

Në fjalimin e tij duke drejtuar kritika ndaj opozitës, Khan vuri në dukje se performanca ekonomike e vendit po shkon mirë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Shah Mahmood Qureshi në një konferencë për media më 3 mars në kryeqytetin Islamabad, njoftoi se kryeministri Khan kishte vendosur të kërkonte votëbesimin.

Deklarata nga Qureshi erdhi pasi aleanca opozitare e përbërë nga 11 parti kërkoi dorëheqjen e kryeministrit pas zgjedhjeve të senatit dhe pasi kërkuan zgjedhje të parakohshme për shkak të ndryshimit të balancave në Senat si rezultat i zgjedhjeve.

Sipas të dhënave jozyrtare, Partia e Lëvizjes për Drejtësi në Pakistan (PTI) në pushtet arriti të fitojë 18 nga 48 vendet në Senat. Partia opozitare Popullore e Pakistanit (PPP) fitoi tetë vende ndërsa Lidhja Muslimane e Pakistanit Navaz (PML-N) fitoi pesë vende. /Insajderi.com