Klasike e çmendur, Bayern përmbys Dortmund-in

Klasike e çmendur, Bayern përmbys Dortmund-in

Klasike e çmendur në futbollin gjerman. Kampionët e Bayern Munchen triumfuan me përmbysje 4-2 ndaj Borussia Dortmund, duke marshuar në krye të Bundesligës, njofton Insajderi.

Pavarësisht startit surprizues ku Haaland realizoi dy herë në minutat dy dhe nëntë, bavarezët nuk u dorëzuan, teksa gjetën forcat për të përmbysur shifrat, ku heroi i takimit ishte padyshim Robert Lewandowski që shënoi tre gola.

Serinë e golave polaku e hapi në minutën e 26-të, duke ngushtuar përkohësisht shifrat në 1-2, teksa në fundin e pjesës së parë vendosi baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë.

Fragmenti i dytë i lojës foli i gjithi për kampionët e Bundesligës, që shënuan edhe dy herë të tjera. Fillimisht Goretzka në të 88-tën, teksa Lewandowski vulosi shifrat në 90-tën.

Bavarezët kryesojnë kampionatin me 55 pikë në 24 ndeshje, dy më shumë se Leipzig i vendit të dytë, teksa Dortmund me këtë disfatë mbetet në vendin e gjashtë në tabelë me 39 pikë. /Insajderi.com