Juventus i fort për Lazion, e mposht me përmbysje rezultati

Juventus i fort për Lazion, e mposht me përmbysje rezultati

Juventusi triumfoi me përmbysje 3-1 ndaj Lazios, në supersfidën e vlefshme për javën e 25-të të Serisë A, njofton Insajderi.

Kampionët në fuqi të Serisë A, e panë veten në disavantazh në minutën e 14-të kur Correa gjeti rrugën e rrjetës, pas një topi të kthyer gabim nga Kulusevski.

Deri në minutën e 39-të, ‘bardhezinjtë’ nuk kishin bërë asnjë gjuajtje në kuadrat, teksa në tentativën e parë, Rabiot, surprizoi portierin Reina, duke vendosur baraspeshën.

Pjesa e dytë ishte e furishme për ‘bardhezinjtë’, të cilët arritën të shënonin dy herë në harkun kohor të tre minutave, me autor Moratën.

Pavarësisht përpjekjeve, lacialët e Inzaghit, nuk arritën të reagonin pas këtyre dy golave.

Me këtë fitore Juventusi u ngjit në kuotën e 52 pikëve, një më pak se ‘kuqezinjtë’ e Milanit dhe shtatë më pak se kryesuesit e Interit. Ndërkohë për Lazion kjo ishte humbja e dytë radhazi. Të ‘kaltërit’ mbajnë vendin e shtatë, me 43 pikë. /Insajderi.com