Kryeministri i ofron përkrahje kompanisë së miellit “M&Sillosi”

Kryeministri i ofron përkrahje kompanisë së miellit “M&Sillosi”

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka vizituar sot kompaninë që merret me prodhimin e miellit “M&Sillosi”,  me ç’rast ka përgëzuar menaxhmentin e kompanisë për të arriturat në rritjen e prodhimtarisë vendore.

Siç njofton kompania “M&Sillosi”” përmes një kumtese për medie, Mustafa ka vizituar repartet prodhuese të produkteve të grurit dhe u njoftua me kapacitetet dhe të arriturat e Kompanisë.

“Theks i veqant në këtë takim iu kushtua rritjes së grumbullimit të grurit vendor, ku vetëm gjatë vitit 2016 M&Sillosi ka a​r​ritur rekord me rreth 27,000 ton të grumbulluara”, thuhet në komunikatë.

Mustafa përgezojë menaxhmentin për të arriturat dhe ofrojë perkrahje në rritjen e prodhimtarisë vendore e cila është çel​ë​si i  zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

M&Sillosi me kapacitete të depozitimit prej 60,000 ton dhe kapacitete të prodhimit prej 600 ton në ditë është njëra nga Fabrikat më të mëdha të përpunimit të grurit dhe më modernja në Rajon. /Insajderi.com