Toni Kroos: Mendoj ta mbyll karrierën te Reali i Madridit

Toni Kroos: Mendoj ta mbyll karrierën te Reali i Madridit

Gjatë një interviste të dhënë për mikrofonat e “Sport 1”, Toni Kroos ka zbuluar të ardhmen dhe dëshirën për të përfunduar karrierën tek Reali i Madridit, njofton Insajderi.

“Sapo kam kaluar Stieliken për numrin e prezencave dhe jam tepër i lumtur. Ideja ime është që të tërhiqem nga futbolli pikërisht tek klubi i Reali i Madridit. Ky është një klub special, kam mbërritur në vitin 2014 dhe menjëherë kam fituar trofeun e parë, Superkupën e Europës”, ishin fjalët e mesfushorit gjerman fillimisht.

Më tutje, Kroos shtoi: “Që nga dita e debutimit dhe deri tani jam ndjerë shumë mirë dhe shumë i qetë”, përfundoi fjalën e tij mesfushori madrilen, i cili aktualisht në këtë sezon me fanellën e ‘merengues’ është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 30 ndeshje, nga ku ka realizuar dhe dy gola. /Insajderi.com