Besart Berisha ka nisur përgatitjet për sfidën që Kosova e zhvillon javën e ardhshme me Islandën.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha, gjatë ditës së sotme është stërvitur i vetëm në stadiumin e Feronikelit “Rexhep Rexhepi” në Drenas, transmeton Gazeta Express.
Bomberi kosovar dëshiron të jetë në formë të mirë për ndeshjen e tij debutuese me Kosovën.
Ai u stërvit së bashku me ish lojtarin e Prishtinës tashmë ne pension, Enis Fetahun, derisa të hënën atij do t’i bashkohen pothuajse gjithë lojtarët tjerë të Kosovës, për t’i nisur kështu edhe zyrtarisht përgatitjet për sfidën e rëndësishme të Kosovës kundër Islandës më 24 mars në “Loro Boriçi”.