Montella beson se Milan do të kualifikohet në Evropë

Montella beson se Milan do të kualifikohet në Evropë

Trajneri i ekipit italianë, Vincenzo Montella beson se skuadra e tij mund të kualifikohet në Evropë këtë edicion.

“Jam i bindur që ne ende mund të arrijmë kualifikimin në Evropë, nëse vazhdojmë të tregojmë paraqitje të tilla”, tha Montella për Mediaset.

Milan ka arritur një fitore të vështirë ndaj Genoas me rezultat minimal 1:0 në San Siro, në kuadër të xhiros së 29’të të Serie A.

Kjo fitore i ka dhënë zemër trajnerit Vincenzo Montella, i cili tha se skuadra e tij mund të siguroj një vend që dërgon në garat evropiane edicionin e ardhshëm.

Pas 20 ndeshjeve të zhvilluara, Milan renditet në vendin e gjashtë më 53 pikë, dy pikë larg Europa League dhe 8 larg pozitës së tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve.