Luhet sonte, duke filluar nga ora 21:00, ndeshja mes Juventusit dhe Portos e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampioneve, njofton Insajderi.
Ndeshja e parë në Portugali u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin 2-1 dhe skuadra e Pirlos do të kërkojë me çdo kusht përmbysjen ditën e sotme në Torino. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet që do të kërkojnë me çdo kusht kualifikimin, për të vazhduar më tej.
Kampionët e Italisë janë mësuar me përmbysje në Ligën e Kampioneve ku mjafton të kujtojmë ndeshjen e sezonit të kaluar me Atletikon e Madridit, ku pasi u mposhtën në ndeshjen e parë, me rezultatin 2-0, në ndeshjen e kthimit triumfuan me rezultatin 3-0, falë një triplete të shënuar nga Cristiano Ronaldo.
Për sa i përket formacioneve, Pirlo rikthen titullar në sulm dyshen Ronalo-Morata, të cilët do të mbështeten nga mesfusha e përbëhet nga Rabiot, Arthur, Ramsey dhe Chiesa, ndërsa në mbrojtje para gardianit polak qëndrojnë Demiral dhe Bonucci, të ndihmuar nga krahët nga Cuadrado dhe Alex Sandro. /Insajderi.com