Erling Haaland eliminon i vetëm Sevilla-n nga Liga e Kampionëve, duke kualifikuar Borussia Dormtund për në çerekfinalen e këtij kompeticioni, njofton Insajderi.
Pasi ndeshja e parë u mbyll me fitoren e ‘verdhezinjve’ 2-3 në Spanjë, në ndeshjen e kthimit ishte një përballje spekatakolare, e cila u mbyll në barazim 2-2.
Ishte përsëri i përhershmi, Haaland, i cili me dopietën e tij, e bëri të pavlefshëm dy golat e En Nesyrit. Norvegjezi arriti t’i shënonte plot katër gola në dy ndeshje Sevilla-s, për t’i eliminuar kështu nga Champions League.
Pavarësisht se spanjollët tentuan deri në fund, nuk ia dolën për të arritur fitoren, ose për të çuar ndeshjen në vazhdime. /Insajderi.com