UEFA kërkon nga ndjekësit të vlerësohet me notë goli i Muriqit ndaj Sllovenisë

UEFA kërkon nga ndjekësit të vlerësohet me notë goli i Muriqit ndaj Sllovenisë

Shpesh herë UEFA kënaq ndjekësit e saj në rrjetet sociale me gola apo aksione nga ata që të mbesin në mendje, njofton Insajderi.

Në faqen zyrtare të dedikuar për “Euro 2020“, qeveria europiane e futbollit ka shpërndarë një gol të përfaqësueses së Kosovës. Është një aksion fantastik i ardhur si pasojë e punës së shkëlqyer në ekip, që merr vëmendjen e UEFA-s.

Organizimi më i lartë në futbollin europian fton të gjithë të vlerësojë me një notë nga 1-10 rrjetën e tundur nga Vedat Muriqi në ndeshjen kundër Sllovenisë. “Vlerësojeni këtë gol në ekip nga 1-10! Kthim te Vedat Muriqi që finalizon këtë lëvizje të shkëlqyer”, shkruhet në faqen “UEFA Euro 2020”. /Insajderi.com