
Ish-ekzekutivi i UPS-së, Calvin Tyler ka dhuruar 20 milionë dollarë në fonde bursash për Universitetin Shtetëror Morgan, 58 vjet pasi ai u tërhoq për shkak të vështirësive financiare, shkruan PEOPLE, transmeton Insajderi.
Tyler krijoi Fondin e Bursave të Calvin dhe Tina Tyler Endoëed me bashkëshorten e tij Tina në vitin 2002 për të ndihmuar studentët nga Baltimore që u regjistruan në universitet.
Muajin e kaluar, çifti vazhdoi bamirësinë duke i dhënë universitetit 20 milionë dollarë, donacionin e dytë më të madh të marrë ndonjëherë nga universiteti.
Kontributi i tyre bujar vjen në një kohë kur shumë studentë po përballen me një krizë financiare për shkak të pandemisë COVID-19 dhe po përpiqen të bëjnë pagesa të shkollimit.
Në vitin 1961, Tyler u regjistrua në HBCU për të studiuar administrim biznesi. Ai ishte personi i parë në familjen e tij që nisi fakultetin, por për shkak të arsyeve ekonomike, iu desh të braktiste shkollën në vitin 1963. /Insajderi.com