Ballkani fiton bindshëm te Arbëria

Ballkani fiton bindshëm te Arbëria

Ballkani ka shënuar fitore të lartë me shifrat 6:2 kundër Arbërisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Superligë, njofton Insajderi.

Ekipi nga Suhareka shënoi dy herë në pjesën e parë, me Hoxhën (33’) dhe Dakun (42’). Me rezultat 2:0 për mysafirët u mbyllën 45’ minutat e parë të ndeshjes.

Fraksioni i dytë i takimit do të prodhonte edhe gjashtë gola të tjerë. Gripshi (50’) shënoi golin e tretë për miqtë nga Suhareka, ndërsa ngushtoi përkohësisht rezultatin Kryeziu (65’).

Gjithashtu Daku do të shënonte dy gola të shpejtë për tre minuta (66’-69’) për shifrat 1:5. Në anën tjetër, Marclei do të shënonte golin e dytë për nikoqirët, nga penalltia (74’), derisa festivalin e golave e mbylli Zeka (78’) për rezultatin final, Arbëria 2-6 Ballkani.

Me këtë fitore, Ballkani ngjitet në vendin e dytë në tabelë me 51 pikë, dy më pak se lideri Drita. Në anën tjetër, Arbëria ndodhet në vendin e tetë me 26 pikë. /Insajderi.com