Drita fiton derbin e qytetit, mposht Gjilanin

Drita fiton derbin e qytetit, mposht Gjilanin

Drita ka shënuar fitore të rëndësishme kundër rivalit të qytetit, Gjilanit, me shifrat 2:0, njofton Insajderi.

Dilemën e fituesit, ekipi i Nuhiut e mbylli në pjesën e parë ku shënuan të dy golat. Fillimisht shënoi Namani në minutën e 11-të, ndërsa dyfishoi rezultatin Limani, pesë minuta para mbylljes së pjesës së parë.

Pjesa e dytë nuk prodhoi gola, duke bërë që takimi të mbyllet me rezultatin e pjesës së parë.

Me këto tre pikë, Drita rimerr kreun e tabelës me 53 pikë, dy më shumë se përcjellësi i parë, Ballkani.

Në anën tjetër, Gjilani pas kësaj disfate, mbetet në pozitën e katërt me 33 sosh. /Insajderi.com