Kamboxhia ka raportuar vdekjen e parë nga Coronavirusi i ri (COVID-19) që nga fillimi i pandemisë, transmeton Insajderi.
Në njoftimin e bërë nga ministria e Shëndetësisë e vendit, thuhet se një pacient 50-vjeçar në spitalin Miqësia Kmer Sovjetike në kryeqytetin Phnom Penh, ka humbur jetën nga COVID-19, raporton Anadolu Agency (AA).
Ligji që mundëson zbatimin e dënimit përfshirë edhe burgimin ndaj atyre që nuk i respektojnë masat kundër virusit ishte miratuar më 5 mars.
Për shkak të rritjes së rasteve në Phnom Penh shkollat dhe hapësirat publike janë të mbyllura që nga 20 shkurti.
Qeveria për shkak të rritjes së rasteve, më 8 mars kishte vendosur që hotelin me 500 dhoma “The Great Duke Phnom Penh” dhe që më shumë se dy vite është jashtë funksionimit, ta shndërrojë në spital.
Në Kamboxhia deri më tani janë raportuar 1.163 raste me COVID-19. /Insajderi.com