Roma, Tottenham dhe Arsenal shënojnë fitore – rezultatet në Europa League

Roma, Tottenham dhe Arsenal shënojnë fitore – rezultatet në Europa League

Janë mbyllur katër ndeshjet e fundit në Ligën e Europës, të vlefshme për fazën e 1/8-ve, ndeshje që filluan nga ora 21:00, njofton Insajderi.

Roma ka mposhtur 3:0 Shakhtar Donetsk-un, në një ndeshje të dominuar nga ‘verdhekuqtë’ gjatë gjithë ndeshjes. Pellegrini në minutën e 23-të, El Shaarawy në minutën e 73-të dhe Mancini në minutën e 77-të, i dhanë një fitore shumë të rëndësishme italianëve, të cilët tani mund të thuhet se janë me një këmbë në fazën tjetër.

Fitore ka korrur edhe Arsenali, që ka mposhtur me rezultatin 1:3 Olympiacos-in në transfertë. Gjithashtu Tottenham ka mposhtur në shtëpi Dinamon e Zagrebit me rezultatin 2:0, duke mos e vënë për asnjë moment në dyshim fitoren. Ndeshja tjetër ishte ajo mes Granadës dhe Moldes, e cila u fitua nga spanjollët me rezultatin 2:0. /Insajderi.com