Italia pezullon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca, pas vdekjes së dy pacientëve

Italia pezullon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca, pas vdekjes së dy pacientëve

Autoritetet shëndetësore italiane kanë vendosur ta pezullojnë një grumbull të vaksinës AstraZeneca pasi u raportua se dy persona kanë vdekur në Sicili, të cilët ishin të intubuar kohët e fundit, transmeton Insajderi.

Autoriteti italian i ilaçeve, Aifa, ka konfirmuar se doza u pezullua si masë parandaluese, duke shtuar se nuk kishte ndonjë lidhje mes vaksinës dhe vdekjeve të fundit dhe se vdekjet nuk u shkaktuan nga efektet anësore.

Sidoqoftë, një burim i ka thënë Reuters se autoritetet shëndetësore u mobilizuan pas vdekjes së Setfano Paterno, një oficer i marinës 43-vjeçar dhe të Davide Villa, një polic 50-vjeçar, të cilët ishin injektuar me vaksinën AstraZeneca.

Ky vendim i autoriteteve italiane është marrë disa orë pasi Danimarka dhe Norvegjia kanë njfotuar se kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinave të AstraZeneca, pas raporteve të formimit të mpiksjes së gjakut në disa që janë vaksinuar.

Ndërkohë, AstraZeneca të enjten i ka thënë Reuters në një deklaratë me shkrim se siguria e vaksinës së saj ishte studiuar gjerësisht në provat njerëzore./Insajderi.com