Atlanta Hawks shënoi fitore shumë të ngushtë me rezultatin 121:120 ndaj Toronto Raptors mbrëmë në ndeshjen e NBA-së ndërsa Tony Snell shënoi tre-pikësh gjatë sirenës në Florida, njofton Insajderi.
Qendërmbrojtës i Hawks, Trae Young shënoi 37 pikë në arenën “Amalie”.
Sulmuesi italian Danilo Gallinari shënoi 20 pikë për Hawks ndërsa Kevin Huerter shënoi 19 pikë për të kontribuar në fitore. Qendërmbrojtësi i Hawks shënoi 9 pikë dhe pati 19 kërcime.
Qendërmbrojtësi i Raptors, Norman Powell shënoi 33 pikë ndërsa Chris Boucher kishte 29 pikë për Toronton.
Dy lojtarë të Torontos, Kyle Lowry dhe Aron Baynes, regjistruan “double-double” secili në Florida.
Lowry shënoi 17 pikë dhe regjistroi 12 asiste ndërkaq Baynes 11 pikë dhe 15 kërcime.
Atlanta është në vendin e tetë në Konferencën Lindore, me 17 fitore dhe 20 humbje. Toronto Raptors ka 17 fitore dhe 20 humbje.
Qendërmbrojtësi i Philadelphia 76ers, Korkmaz shënon 16 pikë
Qendërmbrojtësi turk i Philadelphia 76ers, Furkan Korkmaz shënoi 16 pikë ndërsa 76ers fitoi kundër Bulls me rezultatin 127:105 në Chicago.
Lojtari më i spikatur në skuadrën e Philadelphia 76ers ishte Tobias Harris me 24 pikë.
Dwight Howard shënoi 18 pikë dhe 12 kërcime për 76ers. Lauri Markkanen i Bulls shënoi 23 pikë. Zach LaVine shënoi 19 pikë ndërsa Coby White 18 pikë.
76ers kryeson Konferencën Lindore me 25 fitore dhe 12 humbje. Bulls patën humbjen e 19-të të sezonit por Chicago fitoi 16 ndeshje.
– Rezultatet:
Charlotte Hornets – Detroit Pistons 105:102
Toronto Raptors – Atlanta Hawks 120:121
Brooklyn Nets – Boston Celtics 121:109
Milwaukee Bucks – New York Knicks 134:101
New Orleans Pelicans – Minnesota Timberwolves 105:135
Chicago Bulls – Philadelphia 76ers 105:127
Miami Heat – Orlando Magic 111:103
Oklahoma City Thunder – Dallas Mavericks 116:108
Los Angeles Clippers – Golden State Warriors 130:104
Portland Trail Blazers – Phoenix Suns 121:127
Sacramento Kings – Houston Rockets 125:105
/Insajsderi.com