Atalanta është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur ditën e sotme Spezia-n me rezultatin 3:1, njofton Insajderi.
Një “derbi” ky mes dy lojtarëve të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli që e nisën si titullarë, me të parin që doli fitimtar. Bergamaskët nuk e vendosën për asnjë moment në dyshim fitoren, pavarësisht se pjesa e parë u mbyll pa gola.
Ishte Pasaliç me dopietën e tij dhe Muriel, të cilët e bënë të pavlefshëm golin e Picolit në fundin e ndeshjes. Me këtë fitore Atalanta shkon në kuotën e 52 pikëve, duke i marrë Romës vendin e katërt, ndërsa Spezia zbret në vendin e 16-të me 26 pikë. /Insajderi.com