Mustafi shënon autogol për Schalken kundër Wolfsburg

Mustafi shënon autogol për Schalken kundër Wolfsburg

Ekipi gjerman i Schalke 04 po kalon një periudhë ferri në kampionatin gjerman, teksa ndodhen në vend të fundit në kampionat dhe kanë arritur të grumbullojnë vetëm 10 pikë në 25 javë kampionat, njofton Insajderi.

Sot, mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi i cili u transferua nga Arsenali tek skuadra e Schalkes sezonin e shkuar, është bërë protagonist duke shënuar një autogol në portën e tij.

Në përpjekje për të larguar topin nga zona, Mustafi godet topin me kokë topin drejt portës së tij, ku dhe pozicionimi i portierit ishte i gabuar sepse ishte në kundra kohë me topin e goditur nga mbrojtësi shqiptar. Ky moment është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Aktualisht Schalke po humb bindshëm te Wolfsburg me shifrat 4:0. /Insajderi.com