Dortmund mposht Hertha Berlin-in në ‘Signal Iduna Park’

Dortmund mposht Hertha Berlin-in në ‘Signal Iduna Park’

Pas kualifikimit për në raundin e 1/8 në Ligën e Kampionëve, Dortmundi rikthehet tek fitorja në kampionat duke triumfuar kundër Herthës së Berlinit me rezultatin 2-0, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 25-të në kampionatin gjerman, njofton Insajderi.

Golat u shënuan nga Brandt në minutën e 54-të dhe Moukoko në minutat shtesë të ndeshjes.

Me këtë fitore skuadra ‘verdhezi’ ngjitet në vendin e pestë me 42 pikë, ndërsa Hertha mbetet në vendin e 15-të me pikë të barabarta me Mainz-in e cila rrezikon rënien një kategori më poshtë. /Insajderi.com