Franca raporton 174 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Franca raporton 174 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 29 mijë raste të reja me Coronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Insajderi.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se me 29.759 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 4.045.319 ndërkohë me 174 vdekje numri i viktimave ka arritur në 90.315, raporton Anadolu Agency (AA).

Në spitale vazhdojnë trajtimin 24.671 persona, prej të cilëve 4.070 në kujdes intensiv. Ndërkaq, me 937 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 272.615.

Më tej thuhet se vazhdon të rritet numri personave që ndodhen në kujdesin intensiv.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 5.061.738 ndërsa 2.236.066 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës. /Insajderi.com