Zhegrova shënon gol në fitoren e Basel-it kundër Luzern-it

Zhegrova shënon gol në fitoren e Basel-it kundër Luzern-it

Baseli ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 ekipin e Luzernës mbrëmë, njofton Insajderi.

Një takim ky që protagonist pati edhe futbollistin shqiptar, Edon Zhegrova. Talentit i përfaqësueses së Kosovës i mjaftuan vetëm tetë minuta në fushën e lojës për të shënuar emrin e tij në listën e golashënuesve.

Futbollisti 21 vjeçar aktivizohet hyn nga stoli në minutën e 80-të të ndeshjes, ndërsa në të 88-tën minutë tund rrjetën e Luzern për t’i çuar shifrat e takimit në 3-1. Ndërkohë rezultatin përfundimtar të kësaj përballjeje do e vendoste Durrer, i cili në minutën e 95-të përmbush goleadën e Basel-it. /Insajderi.com