Shtyhet përsëri ndeshja Juventus-Napoli, reagon klubi i Romës: Po favorizohet kalendari i Napolit

Shtyhet përsëri ndeshja Juventus-Napoli, reagon klubi i Romës: Po favorizohet kalendari i Napolit

E planifikuar për tu luajtur në muajin tetor, por as sot afërsisht gjashtë muaj më pas Juventusi dhe Napoli nuk kanë zbritur në fushë për të matur forcat me njëri-tjetrin, njofton Insajderi.

Federata Italiane ka zvarritur përsëri këtë duel, duke e shtyrë përsëri datën e ndeshjes. Kjo ka sjellë edhe irritimin e klubit të Romës, të cilët ngrenë zërin zyrtarisht kundër këtij vendimi. Drejtori menaxhues, Guido Fienga ka shkruar një letër në drejtim të Federatës, ku i akuzon ata për favorizim të kalendarit të Napolit.

Të ‘kaltrit’ do të ndeshen me skuadrën kryeqytetase të dielën më datë 21 mars, por deri atëherë do të jenë një javë kohë për të përgatitur takimin. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Romën, që përpara Napolit, do të udhëtojë në Ukrainë, ku më 18 mars luan me Shakhtar Donetks në kuadër të ndeshjes së kthimit në Europa League. /Insajderi.com