Inter fiton ndaj Torinos, Roma zhgënjen ndaj Parmës

Inter fiton ndaj Torinos, Roma zhgënjen ndaj Parmës

Inter arrin fitoren e tetë radhazi në kampionat, teksa ka triumfuar ndaj Torinos në transfertë me rezultatin 1-2, duke marrë pikë jetike për objektivin titull, njofton Insajderi.

Skuadra e Antonio Contes kaloi e para në avantazh me liderin e ekipit Romelu Lukaku i cili realizoi në minutën e 61-të me penallti. Më pas ishte Sanabria ai që barazoi shifrat, dhe më pas Lautaro Martinez realizoi golin e dytë dhe të fitores, pas një pasimi perfekt të Alexis Sanchez. Me këtë sukses skuadra ‘zikaltër’ marshon e vetme drejt titullit kampion e cila “arratiset” në +9 nga Milani i vendit të dytë.

Në sfidën tjetër, Roma është mposhtur me rezultatin 2-0 ndaj Parmës, e cila fitorja e fundit e emilianëve datonte më 30 nëntor 2020 ndaj Genoas në transfertë. Një fitore me peshë dhe aromë mbijetese kjo për Parmën, por për Romën ishte një disfatë jo e këndshme pasi objektivi i zonës Champions, skuadra kryeqytetase e sheh teksa largohet edhe më tepër. /Insajderi.com