Pas paraqitjes ndaj Parmës, Kumbulla vlerësohet më notë të dobët

Pas paraqitjes ndaj Parmës, Kumbulla vlerësohet më notë të dobët

Një paraqitje për t’u harruar ishte ajo e Marash Kumbullës kundër Parmës. Mbrojtësi shqiptar u aktivizua nga minuta e parë, ndërsa Roma do të humbiste në shifrat 2-0 nga vendi i parafundit i Serisë A, njofton Insajderi.

Në pësimin e golit të parë e gjithë përgjegjësia bie mbi shpatullat e Kumbullës që nuk arriti të mbyllte Dennis Man në krahë, teksa pas këtij shpërthimi do të vinte edhe tundja e rrjetës. Trajneri Fonesca nuk ishte aspak i kënaqur me paraqitjen dhe do ta zëvendësonte Kumbullën në minutën e 60-të.

“Tuttomercatoweb” e ka vlerësuar mbrojtësin ‘kuqezi’ si më të dobëtin te Roma me notën 4.5: “Man e bën që të trulloset. Kjo goditje i jep avantazhin Parmës dhe ishte vetëm fillimi i makthit të pasdites për mbrojtësin e Shqipërisë”, shkruhet në vlerësim. /Insajderi.com