Situata delikate kontraktuale e Paulo Dybalas me Juventusin dhe negociatat e ngrira të rinovimit, mund të bëjë që ‘bardhezinjtë’ të konsiderojnë seriozisht shitjen e yllit argjentinas në qershor, njofton Insajderi.
Skadenca e kontratës së Dybalas është në qershor të vitit 2022, Chelsea dhe Tottenham do të ishin dy klubet që do të regjistrohen në garën për “Joya”, me drejtuesit ‘bardhezi’ që kërkojnë jo më pak se 50 milionë euro për lojtarin 27 vjeçar argjentinas. /Insajderi.com