Spanja publikon listën për ndeshjen me Kosovën në kuadër të kualifikimet për Botërorin “Qatar 2022”

Spanja publikon listën për ndeshjen me Kosovën në kuadër të kualifikimet për Botërorin “Qatar 2022”

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Spanjës në kualifikimet për Kampionatin Botëror, Luis Enrique, ka publikuar listën për ndeshjet e këtij muaji, në kuadër të së cilave hynë edhe Kosova, transmeton Insajderi.

Spanja në kualifikimet për “Katari 2022”, do të përballet me Greqinë më 25 mars, me Gjeorgjinë më 28 mars dhe me Kosovën më 31 mars, në kuadër të Grupit B kualifikues për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Në listën e tij, Enrique ka përfshirë 24 futbollistë.

Pjesë e këtyre ndeshjeve do të jenë portierët: David de Gea, Robert Sanchez, Unai Simon; mbrojtësit Pedro Porro, Eric Garcia, Sergio Ramos, Diego Llorente, Inigo Martinez, Jordi Alba, Gaya; mesfushorët Sergio Busquets, Rodri, Thiago, Pedri, Marcos Llorente, Sergio Canales, Koke, Fabian dhe sulmuesit Gerard Moreno, Ferran Torres, Oyarzabal, Alvaro Morata, Bryan Gil dhe Dani Olmo. /Insajderi.com