Detaje të reja në lidhje me vdekjen e Maradonës: E mbanin të lidhur në shtrat

Detaje të reja në lidhje me vdekjen e Maradonës: E mbanin të lidhur në shtrat

Fakte të frikshme janë duke qarkulluar së fundmi mbi vdekjen e legjendës së futbollit argjentinas dhe botëror, Diego Armando Maradona, njofton Insajderi.

Sipas mediave argjentinase, Maradona mbahej i shtruar në spital pas një operacioni në kokë, ndërsa mjekët kishin vendosur që ish-futbollisti të mbahej me duar të lidhura.

Arsyeja? 60 vjeçari dyshohej se ishte bërë i varur nga drogat dhe kishte arritur deri aty sa nuk i kontrollonte më veprimet e veta dhe mjekët për të shmangur një dëmtim të tij ndaj vetes në mënyrë të pakontrolluar, vendosën t’ia lidhnin duart.

Ky lajm ka shkaktuar shumë pakënaqësi në Argjentinë teksa dyshohet se legjenda dhe të jetë vrarë. /Insajderi.com