Dëmtohet Hazard, humbet sfidën e kthimit në Champions kundër Atalantës

Dëmtohet Hazard, humbet sfidën e kthimit në Champions kundër Atalantës

Është dëmtuar sërish ylli i Real Madrid, Eden Hazard, njofton Insajderi.

Sulmuesi belg pritet të mungoj katër ndeshje për madrilenët, kështu duke humbur ndeshjen e kthimit në Champions League kundër ekipit italian Atalanta.

Hazard ka qenë i pafat këtë sezon, teksa ka arritur të luajë në total vetëm 650 minuta, shkaku i dëmtimeve të shpeshta, shifër e ulët kjo e paraqitjeve për një lojtar të nivelit të lartë.

Trajneri madrilen, francezi Zinedine Zidane ka folur për këtë çështje duke u përgjigjur i habitur:

“Nuk mund ta shpjegoj dot, diçka po ndodh”. Tani trajnerit francez i duhet të gjejë opsione të tjera pikërisht në momentin që u sigurua se sulmuesi belg i kaloi vështirësitë. /Insajderi.com