Për Romelu Lukakun nuk kanë munguar ofertat e ndryshme nga disa skuadra në Europë. Gjiganti i Interit ka bërë dy sezone mjaft të mira me ekipin ‘zikaltër’ dhe Manchester City kërkon që ta rikthejë në Angli, njofton Insajderi.
“Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar faqen e parë Romelu Lukakut dhe të ardhmes së tij. Gazeta italiane raporton se ai nuk ka ndërmend që të braktisë Interin, por do të vazhdojë të respektojë kontratën deri në fund.
Për të ka shumë rëndësi ky projekt i nisur me trajnerin Conte. Raporti me Lautaron ka qenë gjithashtu një arsye pse i ka thënë “jo” City-t, por edhe tifozët e Interit që e duan shumë dhe kanë gjetur tek ai idhullin e ri. /Insajderi.com