Rikthimi i Ronaldos në United

Rikthimi i Ronaldos në United

Manchester United nuk janë duke planifikuar që ta kthejnë Cristiano Ronaldon në Old Trafford, shkruan Express Sport, njofton Insajderi.

Superylli portugez është përfolur për një rikthim në Angli, pasi po i afrohet vitit të fundit të kontratës në Juventus.

Por, United, ku Ronaldo thuhej se do të kthehet, nuk e kanë ndërmend të ribashkohen me superyllin.

Raportohet se Djajtë janë në kërkim të lojtarëve të tjerë.