De Rossi angazhohet te kombëtarja italiane

De Rossi angazhohet te kombëtarja italiane

Pas lënies së futbollit dhe përfundimin e kursit të trajnerit, Daniele De Rossi do të fillojë një aventurë të re në karrierën e tij, njofton Insajderi.

Ish-kapiteni i Romës do të bëjë pjesë zyrtarisht pjesë e stafit të Roberto Mancini-t tek kombëtarja italiane e futbollit. Ish-mesfushori i njohur do të nisë punën e tij të dielën ku do të jetë dita e parë e grumbullimit të kombëtareve për të përgatitur ndeshjet e kualifikuesve të Botërorit “Qatar 2022” të cilat luhen në fundin e muajit mars.

Lajmin e angazhimit në stafin teknik të kombëtares italiane e ka publikuar vetë Federata Italiane e Futbollit me anë të një komkunikate në faqen e saj zyrtare.

KOMUNIKATA E FEDERATËS ITALIANE TË FUTBOLLIT:

“Kombëtarja përqafon sërish Daniele De Rossin. Ish-mesfushori i kaltër nga sot është zyrtarisht pjesë e bashkëpunëtorve teknik të kombëtares së drejtuar nga Roberto Mancini. Daniele De Rossi në mëngjesin e sotëm në zyrat e Federatës Italiane të Futbollit në Romë ka firmosur një kontratë që do ta lidhi me kombëtaren deri në përfundimin e Europianit, dhe të dielën do të nisë punën në Koverçano për të përgatitur ndeshjet ndaj Irlandës së Veriut, Bullgarisë dhe Lituanisë.”

/Insajderi.com