Një mbrëmje e madhe rezultoi kjo e sotmja për Dinamon e Zagrebit, njofton Insajderi.
Kampionët e Kroacisë bënë një arritje ndoshta të paimagjinueshme për ta, teksa kanë lënë jashtë Europa League, ekipin londinez të Tottenham Hotspur.
Londinezët fituan sfidën e parë me shifrat 2-0, por në Kroaci ende nuk ishin dorëzuar. Orsiç me dopietën e tij e dërgon sfidën në shtesë, atje ku do të ishte po ai që do i jepte golin e “knock out”-it ekipit të portugezit Mourinhos.
Te Zagrebi shfaqet “këmba e Zotit”, teksa Orsiç në stilin Maradona merr përpara ekipin e ‘Spurs’-ave, duke nisur arratinë që nga mesfusha për të lëshuar më pas në hyrje të zonës një perlë të vërtetë. /Insajderi.com
Orsic sen neymişsin be
— Krampon Troll (@KramponTroll) March 18, 2021