Spanja legalizon eutanazinë dhe vetëvrasjen e asistuar

Spanja legalizon eutanazinë dhe vetëvrasjen e asistuar
Burimi i fotografisë: Javier Soriano, AFP

Spanja u bë të enjten vendi i pestë në Evropë që legalizon vetëvrasjen e asistuar dhe eutanazinë për pacientët që vuajnë shumë nga sëmundjet e pashërueshme dhe njerëzit me gjende të rëndë të përhershme të padurueshme, shkruan EuroNews, transmeton Insajderi.

Dhoma e ulët e parlamentit spanjoll votoi 202-140 me dy abstenime mbi miratimin përfundimtar të projekt-ligjit të eutanazisë.

Deputetët nga koalicioni qeverisës i krahut të majtë të Spanjës dhe partitë e tjera e mbështetën atë, ndërsa ligjvënësit konservatorë dhe ekstremë të djathtë votuan kundër legjislacionit, duke u zotuar ta përmbysin atë në të ardhmen.

“Sot ne jemi një vend më njerëzor, më i drejtë dhe më i lirë,” shkroi të enjten Kryeministri Pedro Sanchez. “Faleminderit të gjithë atyre që luftuan pa u lodhur për njohjen e së drejtës për të vdekur me dinjitet në Spanjë”. /Insajderi.com