Fundjava me ndeshje interesante në Superligën e Kosovës në basketboll

Fundjava me ndeshje interesante në Superligën e Kosovës në basketboll

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 25-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll, njofton Insajderi.

Takimi i parë do të zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, një duel shumë interesant. Këto dy skuadra u takuan edhe në finale të Kupës, ku triumfuan prishtinasit. Por, në elitën e basketbollit, suharekasit ndodhen në pozitën e dytë, kurse ‘bardhekaltrit’ në vendin e shtatë. Ylli ka grumbulluar 39 pikë, gjashtë më shumë se Prishtina.

Dueli tjetër i së shtunës është mes Bashkimit dhe Pejës, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës, por që nuk arritur rezultate të dëshirueshme në stinorin pranveror. Prizrenasit ndodhen në vendin e pestë me 35, me një pikë më pak pejanët.

Lideri Ponte Prizreni do të sfidohet nga Rahoveci. Prizrenasit kanë grumbulluar 41 pikë, kurse ‘Vreshtarët’ kanë dy pikë më pak, andaj pritet një duel shumë interesant.

Përballja e fundit, por shumë e rëndësishme është në mes Trepçës dhe Vëllaznimit. Mitrovicasit hyn në këtë duel pas fitores ndaj Yllit, kurse kuqezinjtë në duelin e fundit pësuan nga Bashkimi. ‘Xehetarët’ kanë grumbulluar 34 pikë dhe kanë treguar formë të lartë, sidomos në stinorin pranveror, ndërsa skuadra nga Gjakova renditet në vendin e fundit me 31.

FIVE STAR Superliga – Java 25

E shtunë

17:00 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

19:00 Bashkimi – Peja

E diel

17:00 Ponte Prizreni – Rahoveci

19:00 Trepça – Vëllaznimi

/Insajderi.com