Tashmë është zyrtare, “El Clasico” e dytë për këtë sezon, mes Barcelonës dhe Realit do të zhvillohet më 10 prill, ora 21:00, në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, njofton Insajderi.
Lajmi është konfirmuar nga vetë La Liga. Kujtojmë që në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Camp Nou” më 24 tetor të vitit 2020, ishin madrilenët që triumfuan me rezultatin 1-3, në një sfidë ku nuk munguan polemikat.
Për sa i përket renditjes, Barcelona ka dy pikë më shumë se Reali, duke u renditur në vendin e dytë, teksa madrilenët renditen në vendin e tretë. /Insajderi.com