Polonia regjistron 419 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Polonia regjistron 419 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i rasteve me Coronavirus në Poloni ka tejkaluar shifrën dy milionë, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në vendin me popullsi prej 38 milionë banorësh janë shënuar 25.998 raste të reja më COVID-19 duke e rritur numrin e përgjithshëm ne 2.010.242.

Deri më tani në këtë vend ku është efektive vala e tretë, si pasojë e virusit kanë humbur jetën 48.807 persona, prej të cilëve 419 në 24 orët e fundit.

Në Hungari numri i rasteve ditore në nivelin më të lartë

Në Hungari vazhdon rritja e numrit të rasteve me COVID-19 ku është efektive vala e tretë.

Sipas të dhënave të Ministrisë hungareze të Shëndetësisë, me 10.759 raste në 24 orët e fundit është regjistruar “shifra më e lartë e rasteve ditore në procesin e pandemisë”.

Me 10.759 rastet e reja numri i rasteve në vend ka arritur në 549.839 ndërsa me 213 vdekje numri i viktimave ka shkuar në 17.841. /Insajderi.com