Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka paralajmëruar sulme terroriste duke neutralizuar 14 terroristë të YPG/PKK-së në Sirinë veriore, transmeton Insajderi.
Sipas një deklarate të ministrisë, 12 terroristë u neutralizuan ndërsa po planifikonin një sulm në zonën e operacionit “Burimi i Paqes” të Turqisë, ndërsa dy të tjerë u neutralizuan ndërsa po përpiqeshin të infiltroheshin brenda zonës së operacionit “Mburoja e Eufratit”.
Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur, shkruan AA.
Që nga viti 2016, Turqia nisi disa operacione të suksesshme antiterroriste përgjatë kufirit me Sirinë, ndërsa synimi është parandalimi i formimit të korridorit terrorist me qëllim të mundësimit të mjedisit të sigurt për kthimin e banorëve. Bëhet fjalë për operacionet “Mburoja e Eufratit” (2016), “Dega e Ullirit” (2018) dhe “Burimi i Paqes” (2019)./Insajderi.com