Kanë përfunduar katër sfidat e javës së 26-të në Bundesligën gjermane të zhvilluar gjatë të shtunës, njofton Insajderi.
Bayern Munchen marshon drejt titullit kampion, teksa ka fituar me një lojtar më pak me “poker” 4-0 ndaj Stuttgart, duke i realizuar të katërt golat që në pjesën e parë, me heroin e takimit, Robert Lewandowski i cili realizoi një tripletë.
Dortmundi është ndalur në barazim 2-2 nga Koln në transfertë. Skuadra ‘verdhezi’ e nisi mirë takimin me Haalandin duke realizuar në minutën e tretë, por më pas e pa veten duke u përmbysur nga skuadra vendase me rezultatin 2-1, por Haaland është gjithnjë e më vendimtar për Dortmundin teksa ka shpëtuar skuadrën nga humbja ku ka barazuar në frymën e fundit, në minutën e 90-të.
Frankfurti ka triumfuar në shtëpi me rezultatin 5-2 ndaj Union Berlinit, ku Andre Silva ishte protagonisti i ndeshjes me një dopietë.
Wolfsburgu ka arritur të fitojë në transfertë me rezultatin 1-2 ndaj Werder Bremenit të Milot Rashicës, i cili u aktivizua për 82′ minuta lojë. /Insajderi.com