Reali i Madridit triumfoi me rezultatin 1-3 ndaj Celta Vigos në sfidën e vlefshme për javën e 28-të të La Ligës, duke i bërë kështu “presion” kryesuesve të Atleticos së Madridit, njofton Insajderi.
Protagonisti absolut për skuadrën e Zinedine Zidane në këtë përballje, ishte padyshim, bomberi Karim Benzema, i cili realizoi dopietë në minutat 20-të dhe 30-të si dhe asistoi te goli i tretë i realizuar nga Asensio në minutën e 93-të. Golin e vetëm për vendasit e Celtës e realizoi Santi Mina, në minutën e 40-të.
Me këtë triumf, Reali u ngjit në kuotën e 60 pikëve, tre më pak se Atletico, që ka një ndeshje më pak dhe një më shumë se Barcelona. Si skuadra e Simeones, ashtu dhe katalanasit, do t’i zhvillojnë sfidat e tyre ditën e nesërme. /Insajderi.com