Nigeria: 13 persona humbën jetën nga sulmet e banditëve të armatosur

Nigeria: 13 persona humbën jetën nga sulmet e banditëve të armatosur

Trembëdhjetë persona u vranë të premten dhe shtatë u plagosën në sulmet në zonat e qeverisë lokale të shtetit Kano në Nigerinë veriperëndimore, transmeton Insajderi.

Komisioneri Shtetëror për Sigurinë dhe Punët e Brendshme Samuel Aruwan tha se sulmet u raportuan deri te qeveria e shtetit Kaduna nga ushtria nën ombrellën e Operacionit Safe Haven (OPSH), raporton Anadolu Agency (AA).

Banditë të armatosur sulmuan një burrë dhe vëllain e tij ndërsa ata po ktheheshin nga ferma e tyre në fshatin Gora Gan të Zangon Kataf LGA. Ai u vra, ndërsa vëllai i tij shpëtoi, sipas raportit.

Në një sulm tjetër, banditë sulmuan fshatin Kizachi në zonën e qeverisë lokale Kauru, duke vrarë dhjetë dhe duke plagosur katër të tjerë.

Gjithashtu, 56 shtëpi dhe 16 motoçikleta u shkatërruan, ndërsa disa hambarë u bastisën dhe u djegën.

Komisioneri tha se të plagosurit po marrin trajtim në një spital.

Po ashtu edhe fshati Masaka në Chikun u sulmua. Një person u vra, dhe dy të tjerë u plagosën.

Aruwan tha se trupat u mobilizuan në zonë dhe përfundimisht e sprapsën sulmin.

Një person u vra në Kurmin Kaduna në Chikun dhe një u plagos.

Guvernatori Nasir El-Rufai lexoi raportin me trishtim dhe u lut për prehjen e shpirtrave të atyre që u vranë, ndërsa u dërgoi ngushëllime familjeve të tyre. /Insajderi.com